Ferizaj

Asfaltohet segmenti i dytë i rrugës “Ahmet Kaçiku”në Ferizaj

By FerizajPress

April 07, 2024

U asfaltua sot, segmenti i dytë i rrugës “Ahmet Kaçiku”, arterie rrugore kryesore e qendrës së qytetit, e cila brenda pak ditësh do të kompletohet edhe me shtegun për çiklistë, mbjelljet e drunjve dekorativ, ndriçimin publik, trotuaret që tashmë janë përfunduar, duke e shndërruar tërësisht këtë rrugë në rrugë model e me standarde, nga ajo gjendje që ishte deri para ndërhyrjes.