Ferizaj

Asfaltohet rruga në Talinovc të Jerlive

By FerizajPress

September 24, 2016

Të shtunën në fshatin Talinovc të Jerlive është bërë asfaltimi i rrugës.

Ky projekt është vlerësuar tejet lartë nga banorët e kësaj pjesë, duke theksuar se me këtë projekt dukshëm është përmirësuar edhe qarkullimi i tyre për në qytet. Ata thanë se rruga është ndërtuar me standarde të larta dhe e kanë mirëpritur tejet mirë realizimin e këtij projekti madhor për ta.