Ferizaj

Asfaltohet rruga “Milan Shuflaj”

By FerizajPress

October 17, 2017

Ferizaj.17.10.2017. Këtë të martë është bërë asfaltimi dhe rregullimi i rrugës “Milan Shuflaj”, rrugë kjo e një rëndësie tejet të madhe.

Nga afër punimet në këtë asfaltim të rrugës, i ka përcjellur edhe kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, i shoqëruar nga bashkëpunëtoret e tij. Ai ka thënë se kjo rrugë ka rëndësi tejet të madhe për banorët e kësaj lagjeje, por edhe për nxënësit e shkollës “Astrit Bytyqi”.