Komuna e Ferizajt ka vazhduar edhe të mërkurën me realizimin e projekteve kapitale në fushën e infrastrukturës.
Në vazhdën e kësaj, ka filluar asfaltimi i rrugës “Ilmi Hashani” në fshatin Greme rrugë kjo më të gjitha standardet. Nga afër punimet në asfaltimin e kësaj rruge i ka përcjelle edhe drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës, Gafurr Ilazi. Ai këtë projekt e ka vlerësuar tejet lartë duke thënë së banorët e kësaj lagje tash e tutje do të kenë qarkullimin dukshëm më të lehtë.