Ferizaj

Asfaltohet rruga “Filip Shiroka” me një gjatësi mbi 1 kilometër

By FerizajPress

November 05, 2018

Këtë të hënë ka filluar të bëhet asfaltimi i rrugës “Filip Shiroka”, në kuadër të asfaltimit të rrugicave të qytetit të Ferizajt.

Nga afër punimet në këtë asfaltim i ka përcjellur edhe Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu së bashku me drejtorin e infrastrukturës, Arbër Bytyqin, por edhe bashkëpunëtore të tjerë.

Me këtë rast drejtori i infrastrukturës, Arbër Bytyqi, këtë projekt e ka cilësuar si të një rëndësie tejet të madhe me vet faktin që po investohet në rrugët e qytetit të Ferizajt.

“Jemi në zonën urbane të Ferizajt, jemi në muajin nëntor, por kushtet e mira atmosferike na kanë mundësuar vazhdimin edhe asfaltimin e shumë projekteve që janë të Komunës sonë. Sot po bëjmë fazën e fundit të asfaltimit të kësaj rrugë e cila ka një gjatësi prej mbi 1 kilometër, ndërsa ka një kosto prej 50 mijë euro”, është shprehur drejtori Bytyqi.

Ndërsa banorët e rrugës “Filip Shiroka”, kanë falënderuar Kryetarin Aliun dhe Komunën e Ferizajt për rregullimin dhe asfaltimin e rrugës së tyre.

U bë e ditur se edhe ditëve në vazhdim do të ketë asfaltim të rrugëve të ndryshme të cilat janë të gatshme për t’u asfaltuar.