Këtë të enjte është asfaltuar rruga “Fejzullah Çerkini” në Zaskok të Ferizajt me një gjatësi prej 672 metra.
Banorët e fshatit Zaskok në lagjen “Fejzullah Çerkini” sot kishin dalë të përcjellin punimet në asfaltimin e rrugës së lagjes e cila siç thonë ata ishte në gjendje shumë të keqe.
“Ishte një rrugë në gjendje shumë të keqe . Dha sot siç po shihet ky problem po merr fund dhe kjo rrugë po asfaltohet sipas standardeve dhe me një gjerësi prej 6 metrave e cila o të zgjidhë problem e banorëve të kësaj ane” tha Ismet Çerkini,banorë i kësaj lagje.
Për të përcjellë punimet kishte dalë edhe kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa i cili përveç inspektimit të punimeve ka shfrytëzuar rastin që të falënderoi edhe banorët e kësaj lagje të cilat për zgjerimin e rrugës dhe rregullimin e saj kishin liruar pronat e tyre pa asnjë kompensim.
“Kjo është një rrugë tepër e rëndësishme për banorët e rrugës “Fejzullah Çerkini” të fshatit Zaskok.Kjo rrugë shpie në drejtim të lagjes së Mahallës për të cilën mendojmë që shumë shpejt do të kemi mundësi që edhe at ta asfaltojmë..Është një projekt i cili nuk do të mundë të realizohej pa ndihmën edhe të banorëve të fshatit Zaskok të cilët pa asnjë kompensim kanë liruar pronat e tyre në dobi të zgjerimit të të kësaj rruge kësaj rrugë në pjesët e lumit I kemi vënë edhe pjesët mbrojtëse të betonit sipas standardeve . Kjo është edhe njëra prej rrugëve të cilat po ndërtohen vitet e fundit në bazë të standardeve në një gjerësi prej 6 metrash dhe me një trashësi prej dy shtresash,njëra 7 cm dhe tjetra prej 4 cm. Kjo rrugë ka një gjatësi prej 672 metra e cila buxhetit të komunës së Ferizajt i ka kushtuar rreth 110 mijë euro.” ka thënë Muharrm Svarqa.
Svarqa me këtë rast ka falënderuar banorët e fshatit Zaskok për dhurimin e pronave pa asnjë kompensim në dobi të këtyre projekteve si dhe ka bërë apel edhe që shembulli i këtyre banorëve të ndjeket edhe nga të tjerët që projektet të mos vihen në pikëpyetje si rezultat I mjeteve dhe konsensusit për të mos kaluar nëpër prona në dobi të interesit qytetar.
“Buxhetet e komunës janë të limituara dhe nuk ka mundësi të shpronësohen prona me shuma të mëdha dhe të cilat janë shumë të kushtueshme” tha Svarqa.
U bë e ditur se gjatë realizimit të këtij projekti në një pjesë ishte ndërruar edhe rrjedha e lumit për të zvogëluar mundësit e vërshimeve në rastet eventuale të reshjeve të mëdha./Ferizajpress.com
dy