Ferizaj.22.09.2017. Në kuadër të plotësimit të shumë projekteve infrastrukturore në qytet sot është asfaltuar rruga “Avdyl Dura” e cila gjendet tek korridoret e gjelbërta. Kjo rrugë do të jetë me afërt edhe për të gjithë qytetarët me fenomenin e rrallë të bifurkacionit për të gjithë ata që duan ta vizitojnë më shpesh. Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa me këtë rast deklaroi se rrugë të tilla i kanë munguar Ferizajt në pjesën periferike, prandaj ky investim ka qenë i nevojshëm.