Këtë të hënë është bërë asfaltimi i një rrugë në fshatin Dubravë, fshat ky i banuar kryesisht me komunitetin ashkali. Nga afër punimet në asfaltimin e kësaj rruge i ka ndjekur Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, bashke me Nënkryetarin për komunitete Danush Ademi, drejtori e infrastrukturës, Meriton Hajdini si dhe bashkëpunëtorë të tjerë.
Ky projekt nga drejtuesit e qeverisë lokale të Ferizajt, është vlerësuar si shumë i nevojshëm për banorët e këtij lokaliteti, ndërsa kanë theksuar faktin se asfaltimi i kësaj rrugë, është bërë në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Banorët e kësaj rrugë janë shprehur mirënjohës Komunës së Ferizajt, për asfaltimin e kësaj rruge duke theksuar faktin se kjo rrugë ka një rëndësi shumë të madhe për ta.