Ferizaj

Asfaltohet edhe një rrugë në Koshare të Ferizajt

By FerizajPress

September 01, 2016

Autoritete komunale bënë të ditur se edhe kjo rrugë po asfaltohet me standarde të larta, me gjashtë metra gjerësi, 11 cm trashësi dhe me ngjeshje adekuate.

Banorët e lagjes “Ademaj” të Koshares, i janë gëzuar sot asfaltimit të rrugës gati dykilometërshe “Tre martirët”, e cila e lidh këtë lagje me rrugën Ferizaj-Shtime dhe me rrugën për Muzeqinë.