Ferizaj.17.09.2017. Banorët e fshatit Prelez i Jerlive, janë ndier tejet të kënaqur që gjatë ditës së diel është bërë asfaltimi i rrugëve të tyre. Asfaltimi ka filluar nga rruga “Graiqevci” për të vazhduar tutje edhe në rrugicat tjera të këtij fshati.
Nga afër punimet në asfaltimin e këtyre rrugëve i ka përcjellur numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa, i shoqëruar nga drejtori i infrastrukturës, Gafurr Ilazi, drejtori i urbanizmit Faik Grainca si dhe mbikëqyrësi i këtij projekti Ismet Vranovci. Me këtë rast kryetari Svarqa, theksoi se krijimi i infrastrukturës së nevojshme po përmirëson edhe kualitetin e jetës së banorëve.