Asfaltohen rreth 5 kilometra rrugë  në Prelez të Muhaxherëve

By FerizajPress

October 02, 2017

Ferizaj.02.10.2017. Gjatë ditës së sotme është bërë asfaltimi i rreth 5 kilometrave rrugë me asfalt në fshatin Prelez i Muhaxherëve. Në fakt në këtë fsha janë asfaltuar 16 rrugica si dhe rruga kryesore e fshatit, investim i pari i këtij lloji që nga pas lufta për këtë fshat.

Nga afër punimet në këtë asfaltim i ka ndjekur edhe kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, i shoqëruar nga kryesuesi Faruk Guri, drejtori i infrastrukturës, Gafurr Ilazi si dhe drejtori i urbanizmit Faik Grainca. Numri një i qytetit të Ferizajt, Svarqa me këtë rast i ka uruar banorët e këtij lokaliteti, duke falënderuar këta të fundit edhe për lirimin e hapësirave publike që kanë bërë në të mirë të fshatit të tyre.