Banorë të disa lagjeve në fshatin Varosh i janë gëzuar sot asfaltimit të rrugicave të tyre , një inevstim ky i rëndësishëm për jetën e tyre.
Me këtë rast kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa ka vizituar këto punime dhe banorët e këtushëm të cilët i ka përgëzuar për punën e mirë që po bëhet nëpër këto lokalitete. Ai ka falënderuar të gjitha ato familje që po lirojnë pronat për të qenë sa më modern projektet investive të komunës. “Jemi këtu sot në njërin nga lokalitetet në të cilin është zhvilluar jeta që nga antikiteti dhe i cili ka një rëndësi të jashtëzakonshme për komunën e Ferizajt , për lidhjet historike dhe fizike që ka me qendrën. Edhe Varoshi po pëson ndryshime të rëndësishme infrastrukturore viteve të fundit si ky asfaltim që po ralizojmë sot. Janë lagjet Musa , Beqa , Zymberi , Rysha e disa të tjera që po përfitojnë nga ky projekt. Po shpresojmë që me investimet e komunës po arrijmë të lehtësojmë jetën e banorëve të këtushëm . Edhe trotuaret që po rregullojmë tregojnë përkushtimin tonë për të mbrojtur shëndetin e nxënësve dhe për të ruajtur sigurinë e tyre, ngase janë krijuar shumë mundësi për qarkullim më të lehtë. Unë jam shumë i lumtur që na është dhënë mundësia që të tregojmë serizoitetin tonë në këto projekte , dhe në bashkëpunim për vendim marrje i falënderojmë të gjithë qytetarët që kanë përcaktuar prioritetet në dobi të tyre dhe kanë bërë kompromise në pronat ku është dashur të kryhen punët tona të përbashkëta.” tha kryetari Svarqa me këtë rast. Kurse banorët e këtushëm janë treguar mirënjohës ndaj projektit të asfaltimit të rrugicave . Muharrem Musa banor i fshatit Varosh tregoi se deri më tani nuk i ka pyetur askush për nevojat që kanë , ndërsa tanie tutje tha se do ta kenë më të lehtë të riturit dhe fëmijët që të ecin para shtëpive të tyre. Asfaltimi i 7 rrugicave në fshatin Varosh komunës së Ferizajt i ka kushtuar mbi 64 mijë euro ndërsa punimet po i kryen kompania ”Bageri”.