Ferizaj

Asamblistët ferizajas mbledhin nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme për ndarjen e ndihmave për familjet në nevojë nga Komuna e Ferizajt

By FerizajPress

March 27, 2020

Iniciativës së asmablistëve Amir Rexhepi, Yllka Neziri dhe Hysnije Mustafa Shamolli, për ndarjen e mjeteve financiare nga Kuvendi Komunal i Ferizajt për familjet në nevojë, me qëllim që ta kalojnë sa më lehtë këtë pandemi kanë filluar ti bashkëngjiten shume asamblistë të komunës së Ferizajt.

Ditë më parë për këtë është deklaruar edhe kryesuesja e Kuvendit të Ferizajt Kristina Gashi-Bytyqi e cila ka thënë se komuna  është duke marr masa për kujdesin nga këto familje dhe ditëve të fundit janë duke u shpërndarë shumë ndihma por nëse është e nevojshme .

“Besoj që qytetarët, po edhe anëtarët  e KK-së veç janë të njoftuar përmes medieve dhe portaleve të ndryshme për angazhimet ditore.Nëse ka nevojë për nje seancë të jashtëzakonshme, do të konsultohem me kryetarin dhe nese është e nevojshme ditëve në vazhdim, nëse zgjatë kjo gjendje, atëherë ne patjetër se jemi të gatshëm edhe për një seance të tillë” ka thënë kryesuesja Kristina Gashi-Bytyqi.