Ferizaj

Asamblistet  e Ferizajt paralajmërojnë protesta.  “Stop Gjuhës denigruese”

By FerizajPress

March 14, 2017

Grupi i grave asambliste në Ferizaj kanë paralajmëruar protesta përmes së cilës  siç thuhet në njoftim është “i vetmi  mjet i shprehjes publike për të kundërshtuar gjuhën denigruse të zyrtarëve institucional “.

“Grupi i Grave Asambliste nga Ferizaj, duke vlerësuar si pjesëtarë të kësaj shoqërie, protesta ka mbetur pothuajse mjeti i vetëm i shprehjes publike për të kundërshtuar gjuhën denigruese të zyrtareve institutional,  prandaj ftonë pjsëmarrjen tuaj të  dinjitetshme në protestë. “Bëhemi bashkë të gjithë të enjëtën më 16 Mars 2017 në ora 11:30, para sheshit “Adem Jashari” Ferizaj dhe bashkë do të protestojmë me motën “Stop Gjuhës denigruese”, thuhet në njoftimin e kryetares se grupit të grave asambliste të Ferizajt, Mimoza  Sojeva Pajaziti.