Ferizaj

Asamblistë të Kuvendit të Ferizajt, vizitojnë Bashkinë e Shkodrës

By FerizajPress

November 15, 2019

Me anëtarët e Kuvendit të Komunës së Ferizajt dje është realizuar një takim në Bashkinë e Shkodrës me kryetaren e Bashkisë znj.Voltana Ademi.

“Qëllimi i takimit ishte shkëmbimi i përvojave në hartimin dhe realizimin e Planit të Punës së KK-së, raporti dhe komunikimi i ekzekutivit dhe legjislativit, dhe rivitalizimi i bashkpunimit të Komunës së Ferizajt dhe Bashkisë së Shkodrës.E falënderoj kryetaren për bashkëpunimin dhe pritjen që i bëri kuvendit të Ferizajt, një kryetare me përvojë dhe përkushtim në qeverisje të mirë dhe llogaridhënëse.” ka shkruar Kristina Gashi- Bytyqi, kryesuese e Kuvendit të Ferizajt.