Ferizaj

Asamblesitja Pajaziti-Sojeva reagon ndaj kryetarit të Ferizajt për sjellje ndaj asamblistes në Kuvend

By FerizajPress

March 13, 2017

Përmes një komunikate për media asamblistja e Kuvendit të Ferizajt  ka reaguar ndaj kryetarit të Komunës Muharrem Svarqa. Ajo përmes kësaj komunikate kërkon nga kryetari Svarqa që të “tërheq fjalët” drejtuar asamblistes  Kristina Gashi-Bytyqi gjatë seancës së fundit të Kuvendit të Komunës së Ferizajt. Ajo ka bërë të ditur se kjo ngjarje ka ndodhur gjat pauzës  së punimeve të kësajë seance.

Reagimin e plotë të Mimoza Sojeva-Pajaziti mund ta lexoni në vazhdim:

Kryetari i Komunës së Ferizajt  Sfarqa fyen Asamblisten Kristina Gashi Bytyqi  Unë si kryetare e grupit të grave asambliste  dëshiroj të them  se gjuha e përdorur dhe fyerja ndaj një koleges sonë Asambliste znj. Kristina Gashi  Bytyqi, që ju bë nga Kryetari i Komunës z. Muharrem Sfarqa është e papranueshme dhe sjelljet e tilla duhet të dënohen. Askush nuk mund të fyej askend për shkak të bindjeve të tij, e për më tepër një grua në politikë nuk mund te jetë objekt i sulmeve denigruese për shkak të pozicionit dhe bindjeve të saj… Kjo marri e kryetarit ekstremistë që nxit urrejtjen  ndërpartiake  është një pengese e pakalueshme nga e gjithë shoqeria jonë, por vecanerisht nga insitucioni i kryetarit të Komunës. Unë si Kryesuese e Grupit të Grave Asambleiste kërkojë nga Kryetari i Komunës që ti tërheq fjalët e tij dhe të mos përserit sjellje të tilla sidomos ndaj një femre, nëne, gruaje dhe moter, sic është asambleistja znj, Kristinë.                                   Mimoza Sojeva Pajaziti                                                                                                                                 Kryesuese e Grupit të Grave Asambliste.                                                                                                       Kuvendi Komunës Ferizaj