Përmes një statusi në Facebook, Azemi e quajti Ahmetin ‘mangup edhe frikacak’, pasi ky i fundit i tha ‘mshele gojën’ gjatë mbledhjes.
‘Çfarë Shpendi, edhe mangup edhe frikacak’, është postimi i plotë që ka bërë asambleisti i Vetëvendosjes në rrjete sociale.
Debati u bë për telashet në ndërmarrje publike banesore në kryeqytet, ndërmarrje e cila nuk ka kryeshef ekzekutiv për shkak të mosmarrëveshjeve PSD-VV.