Reduktimet e rrymës elektrike ditëve të fundit po lënë qytete të tëra në terr. Këto reduktime po ndodhin edhe në komunën e Ferizajt ku shum pjesë të Ferizajt po mbeten jo nga dy e tri orë por sipas informatave nga qytetarë ka pjesë qe nuk kanë rrymë nga 12 orë e më shumë.Por kjo nuk po vlen për pemën e vitit të Ri në sheshin e Ferizajt. Në këtë shesh sikur të mos ishte pjesë e sistemit energjetik të Kosovës, edhe kur gjithëçka rreth tij është në errësirë aty ndriçon gjithë sheshi.Por për këtë i pari i Ferizajt, Agim Aliu ka dhënë një sqarim.“Kur i kemi vendosur ndriçimet në shesh kemi llogaritur edhe në atë se mund të ketë mungesë të energjisë elektrike. Prandaj me kohë kemi planifikuar që këto ndriçime në shesh të kenë ndriçim alternativ. Operatori ka siguruar agregatë që në momentin e ndërprerjes së energjisë elektrike aktivizohen menjëherë dhe ndriçimet në shesh asnjëherë nuk mbeten pa energji elektike’ ka thënë Aliu.
Por këtë fat nuk e patën Pemët e Krishtlindjeve, në natën e Krishtlindjeve në qytetet tjera e për çka ka reagua edhe prifti katolik Don Lorenc Sopi
“Fikja e dritave ndodhë vetëm atëherë kur njeriu bie në dëshpërim”, thotë Don Lorenc Sopi. Duke lënë të kuptohet që sipas besimit të krishterë njeriu besimtar nuk mund të arrijë në këtë pikë.“Pema është simbol i nxjerrjes së racës njerëzore nga errësira e gabuar në dritën e vërtetë, që për ne është Jezu Krishti”, thotë prifti katolik.