Por gjithë këto suksese nuk kanë mjaftuar që njëri nga këta të dy, të shpallen futbollistët më të mirë në histori La Ligas.
Instituti i Spanjës për Histori dhe Statistika të Futbollit në kërkimet që ka bëra nga sezoni fillestar 1928/1929 dhe deri në sezonin 2015/2016, ka ardhur në përfundim se ish sulmuesi i Real Madridit, Raul Gonzales, është futbollisti më i mirë në histori të La Ligas, përcjell Lajmi.net.
Në vendin e dytë është renditur Cesar Rodriguez, ish futbollist i Barcelonës në vitet 40-50 të shekullit të kaluar, ndërsa ‘bronzi’ i takoi Telmo Zarrras, sulmuesit të Athletico Bilbaos.
E Lionel Messi, lojtari që ka thyer shumë rekorde në La Liga, është renditur vetëm në vendin e pestë, ndërsa Cristiano Ronaldo në vendin 23-të.
.