Kultura-Arti

Artpolis prezanton shfaqjen Forum Teatër: “Çështje zakoni” në Teatrin e qytetit “Adriana Abdullahu” Ferizaj

By FerizajPress

September 28, 2016

Artpolis prezanton shfaqjen Forum Teatër: “Çështje zakoni” në Teatrin e qytetit “Adriana Abdullahu” Ferizaj me 30 Shtator 2016, në ora 12:00.Familja Murtezi vendoset në banesën e re në Prishtinë, befasi kjo e përgatitur nga babai, Vetoni. Por kur vëllai i Vetonit vjen për vizitë, në pah del dhe çështja e ndarjes së trashëgimisë familjare dhe ndarjes së pronës së trashëguar gjë që “shkund” raportet familjare. “Çështje zakoni” sfidon mentalitetet dhe rolet gjinore që shpesh herë dalin të jenë më të forta se vet ligji! Në këtë shfaqje interaktive Publiku nuk është vetëm shikues pasiv, por bëhet pjesë aktive e kësaj drame përmes Forumit dhe diskutimeve të cilat mundësojnë komunikimin me personazhet e shfaqjes. Regjia dhe koncepti: Zana Hoxha Krasniqi Dramaturge: Dhurata HotiLuajnë: Kushtrim Qerimi, Donikë Ahmeti, Ermal Sadiku, Qendresa Kajtazi, Edon Shileku Moderator: Flakron Rexhepaj Organizatore: Agnesa Xheladini Ndriqimi dhe zërimi: Skender Latifi Realizmi dhe prezentimi i shfaqjes “Çështje zakoni” në 15 Komuna të Kosovës nga ARTPOLIS është në kuadër të projektit “Rritja e ndërgjegjësimit mbi të drejtat pronësore të grave përmes artit” dhe përkrahet në kuadër të Programit Angazhimi për Barazi, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe implementuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC. Repriza e radhës në Teatrin e qytetit “Adriana Abdullahu” në Ferizaj me 30 Shtator 2016, në ora 12:00.

Hyrja është falas për të gjithë!