Mbrëmë në teatrin e qytetit “Adriana” në Ferizaj, është mbajtur një performancë artistike e artistit të mirënjohur ferizajas, Heset Maliqi – Quza, bashkë me nxënësit e shkollave të mesme dhe artist të tjerë, ku publikut i ofruan një kolazh veprash muzikore, deklamuese, me motive kombëtare.
Pjesë e kësaj ngjarje shumë të rëndësishme ishte edhe Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, deputet të Kuvendit të Kosovës, drejtorë të drejtorive komunale, si dhe mysafirë të shumtë.
Agjenda e muajit qershor në kuadër të 150 vjetorit të themelimit të qytetit të Ferizajt do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme.