Ferizaj

Artistët ferizajas bëjnë edhe një mural për qytetin e Ferizajt

By FerizajPress

July 11, 2016

Shoqata e artistëve ferizajas “Zef Kolombi” po vazhdon me aktivitetin e saj “Ti japim ngjyrë qytetit” Të rinjtë e shoqatës së artistëve “Zef Kolombi” sot kanë bërë edhe një mural në kuadër të aktiviteteve të tyre për i dhënë ngjyrë qytetit dhe zbukurimit të tij. Kësaj radhe temë ë muralit ishte tolerance fetare . Shoqata “Zef Kolombi” kësaj radhe këtë aktivitet e ka organizuar me piktorin nga Afganistani Khaled Koshdel. “Kemi shfrytëzuar vizitën e piktorit afganistanas i cili po kalon pushimet në Kosovë së bashku të bëjmë një mural dhe përmes këtij murali të paraqitet gjendja në zonat e lindjes por ku si mesazh është tolerance fetare. Këtë aktivitet po e bëjmë në bashkëpunim me piktorin afganistanas dhe të rinjtë e shoqatës “Zef Kolombi”. Temë e këtij murali është që të lirohemi nga komplekset fetare dhe porosia e muralit është tolerance fetare” tha Lebibe Topalli, kryetare e shoqatës “Zef Kolombi”

Ky aktivitet po bëhet nga të rinjtë e kësaj shoqate me punën e tyre vullnetare në kuadër të aktivitetit “Ti japim ngjyrë qytetit” “Është ky një aktivitet në kuadër të fushatës “Ti japim ngjyrë qytetit”.Ne si grup i të rinjve i’u kemi bashkëngjitur këtij aktiviteti dhe vullnetarisht po punojmë që këto aktivitete të dalin sa më mirë. Qëllimi i temës ishte fakti se qyteti ynë njihet si qytet i tolerancës e kjo të mos mbetet vetëm tek Xhamia dhe Kisha por këtë ta shprehim edhe përmes një murali. Për këtë është zgjedhur forma e Graffitit e cila është forma direkte dhe më e mirë e të shprehurit” tha Arbnor Karaliti. Punimet e këtij murali kishte dalë ti përcjellë edhe piktori nga Afganistani, Khaled Koshdel, i cili ka ditë që po qëndron në Ferizaj. U bë e ditur se i gjithë projekti ishte vullnetarë dhe mjetet për këtë ishin donacion nga piktori francez Anook , i cili ditë më parë qëndroi në Ferizaj e ku pati edhe shumë aktivitete. Ndryshe Ferizaj po përgatitët edhe për Festivalin Ndërkombëtar të Muraleve i cili do të mbahet në Shtator të këtij viti e ku janë të ftuar shumë artistë të njohur.