Përforcimi i ri i Barcelonës, Arthur ka një premtim për tifozët e ekipit të tij të ri. Mesfushori i ardhur gjatë këtij afati kalimtar të verës, beson se do të përshtatet mirë te skuadra nga Camp Nou. Ai ka thënë se stili i lojës së tij do të jetë i përputhur me lojën e Barcelonës, përcjell “lajmi.net”. “Loja ime do t’u pëlqejë shumë tifozëve të Barcelonës”, deklaroi Arthur për “Barca TV”. /Lajmi.net/