Sport

Arsyet se pse Pique ka vendosur të pensionohet nga Spanja

By FerizajPress

October 10, 2016

Sipas “Mundo Deportivo”, Pique ka marrë vendimin pasi që nuk dëshirohet më nga tifozët e ekipit iberik.

Ndeshja kur publiku nuk u përmbajt më dhe filloi ta vërshëllente në maksimum Piquen ishte ajo ndaj Costa Ricas në qershor të vitit 2015, përcjellë “Lajmi.net”.

Pastaj, Pique u ballafaqua edhe me disa akuza tjera, si momenti kur ngriti gishtin e mesëm ndaj Kroacisë në “Euro 2016”, përgjatë intonimit të himnit të Spanjës, apo gjesti ndaj Shqipërisë, kur në fanellën e tij kishet “eliminuar” flamurin e Spanjës nga mëngët.

Pique pas ndeshjes ndaj Shqipërisë deklaroi që do të largohet nga Spanja pas Kampionatit Botëror “Rusi 2018”.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6. 

.