Lajme

“Arsimi profesional” shtyhet për seancën e radhës

By FerizajPress

February 09, 2017

Ka qënë vetë kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi që ka kërkuar futjen në rendin e ditës së këtij projektligji.

Por demokraci Luçiano Boçi e kundërshtoi këtë kërkesë pasi sipas tij, komisioni i medias, që trajton çështjet e arsimit nuk ka qënë strukturë përgjegjëse. Boçi kërkoi që ai të kalojë dhe njëherë për shqyrtim në komision, shkruan TCH.

Ruçi më pas u tërhoq nga kërkesa e tij, duke kërkuar që të kalojë patjetër në punimet e seancës së ardhshme.