Ferizaj

Arsim Bajrami i bashkohet Nisma-s Socialdemokrate në Ferizaj

By FerizajPress

March 26, 2018

Ferizaj.26.03.2018. Kryetari i nëndegës së LDK-së,në Nerodime, ekonomisti Arsim Bajrami i bashkohet Nisma-s Socialdemokrate në Ferizaj. Nisma Socialdemokrate në Ferizaj ditëve të fundi është duke zhvilluar aktivitet në formimin e nëndegëve të saja në këtë komunë. Në kuadër të këtyre aktiviteteve ka pasur edhe aderime të ndryshme nga subjektet tjera politike. Në takimin e fundit këtij subjekti politik i është bashkuar edhe Arsim Bajrami, icili deri më tani ka qenë kryetar i nëndegës së LDK-së  në fshatin Nerodime.