Ferizaj

Arsim Bajrami: Çelësi i arsimit është tek performance e personelit arsimor

By FerizajPress

June 10, 2016

Forumi i Gruas Demokratike të Kosovës  dega në Ferizaj sot ka organizuar një  tryezë për  gjendjen e arsimit në Komunën e Ferizajt  e në të cilën mori pjesë edhe Ministri i Arsimit ,Arsim Bajrami, kryetarja e GDK Justina Shiroka- Pula ,  Agim Aliu dhe Mexhide Mjaku-Topalli, deputetë në Parlamentin e Kosovës nga Ferizaj.

Me këtë rast u vlerësua se gratë kanë dhënë një kontribut të madh në arritjet e bërë viteve të fundit por që reforma në arsm ka nevojë të thellohet edhe më tutje për të nxjerrë kudro sa më të mira në tregun e punës.

Minsitri Bajrami vlerësoi se reformat ka nevojë të thellohen edhe më tutje ndërsa u zotua se do të merret më aktivisht edhe me disa nga shqetësimet të cilat u tha se e preokupojnë arsimin ferizajas.

Arsim Bajrami tha se çelësi i arsimit është edhe tek performanca e personelit arsimor.

“Qeveria  po bënë trajnime të vazhdueshme për ngritjen e cilësisë në arsim. Tek arsimi parauniversitar janë shkollat profesionale të cilat nuk po shfrytëzohen dhe nuk po u jepet rëndësia dhe roli  që do të duhej ta kishin. Kemi vendosur që këto shkolla ti zhvillojmë me shumë përgjegjësi” tha ministri Bajrami.

Se femrat kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në rrafshin lokal e pohoi edhe deputeti  Agim Aliu.

Ai ndau përvoja të dobishme për kohën sa femrave u është besuar menaxhimi i shkollave dhe zbatimi i reformave të kërkuara.

Ndërkaq udhëheqësja e grave të PDK-së në nivel qendrorë Justina Shiroka Pula tha se zëri grave ka nevojë të dëgjohet edhe më tutje më fuqishëm për të sjellë ndryshimet pozitive.

Në takimin që u mbajt sot u ngritën edhe disa shqetësime për gjendjen jo të mirë në arsimin ferizajas dhe politizimet e shkollave e që nga ana e Ministrit Bajrami u tha se do të merren më seriozisht këto ankesa për të mos u përsëritur ato edhe në të ardhmen.