Arsenali vazhdon të punojë në afatin kalimtar. “Gunners” janë pranë nënshkrimit me mesfushorin e Lorientit, Matteo Guendouzi, përcjellë “Lajmi.net”. Sipas “Sky Sport”, Arsenali ka qenë prej kohësh në ndjekje të 19-vjeçarin, që ka shkëlqyer me Kombëtaren e Francës në grupmoshën U-20. Guendouzi debutoi me Lorientin në edicionin 2016/17, duke bërë 20 paraqitje për ekipin nga Franca. /Lajmi.net/