Sport

Arsenali me ofertë të re për Soyuncun

By FerizajPress

July 31, 2018

Skuadra londineze përsëri ka kthyer sytë kah tregu gjerman, ku ka transferuar shumë lojtarë deri më tani. Mbrojtësi i talentuar turk, Caglar Soyuncu mbetet një objektiv për klubin londinez. Arsenal ka tentuar me dy oferta ta bindin Freiburgun ta lënë të lirë lojtarin por nuk ia kanë dalë. Sipas medieve angleze, Topçinjtë nuk janë dorëzuar për lojtarin dhe do të tentojnë me një ofertë më të lartë. The Sun ka raportuar se Arsenali do të ofrojë 30 milionë euro plus pesë të tjera bonuse për transferimin e Soyuncus. Ndërkohë për mbrojtësin turk pritet një kontratë pesë vjeçare me tre milionë euro pagë vjetore. 22-vjeçari ka zhvilluar 50 ndeshje në dy vitet e fundit në Bundesliga ku ka treguar paraqitje mjaftë të mira. Interesim për shërbimet e tij ka shprehur edhe gjiganti spanjoll Atletico Madrid.