Arsenal ka shënuar fitore të thellë ndaj Paris Saint-Germain me rezultat 5:1 në duelin e tyre në International Champions Cup. Alexandre Lacazette shënoi dy gola për “Gunners”, kurse Mesut Ozil, Rob Holding dhe Edward Nketiah shtuan nga një tjetër në fitoren e thellë të ekipit londinez, përcjell “lajmi.net”. Rezultatin përkohësisht e barazoi Christopher Nkunku me një gol nga penalltia. /Lajmi.net/