Sport

Arsenal gjen përforcimin e ri për janarin e 2019-ës

By FerizajPress

August 25, 2018

Moussa Dembele është objektiv për transferim në Arsenal, sipas “La Provence”. Sulmuesi i Celticut ka zgjuar interesim nga klube të ndryshme evropiane përfshirë Olympique Marseille. Por, “Gunners” konsiderohen si favorit për blerjen e reprezentuesit U-21 të Francës, përcjell “lajmi.net”. Dembele pritet të mbetet në Celtic deri në afatin kalimtar të janarit kur Arsenal do të bëjë përpjekje të reja për transferimin e tij në Emirates Stadium. /Lajmi.net/