Lajme

Arritshmëria e Nxënësve: 64.7% në gjuhë amtare ndërsa 77.9% në gjuhë angleze!

By FerizajPress

May 30, 2016

Sipas Ministrisë së Arsimit, 64.7 për qind të nxënësve të klasave të nënta e kanë kaluar Testin e Arritshmërisë.

Sipas komunikatës së MAShT-it, udhëheqësi i Divizionit për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim Mustafë Kadriu ka bërë të ditur se Testi i Arritshmërisë ka shkuar mirë.

Arritshmëria në test është 64.7 përqind që do të thotë se kemi një lëvizje pozitive krahasuar më dy vjetët paraprakë. Në gjuhë amtare rezultati ishte 64. 7 për qind, gjuhë angleze 77. 9, histori 59. 4, Gjeografi 62. 3, marematikë 64.9, informatikë 72.9, fizikë 66.9, kimi 64.1 dhe bilogji 62.1,” shpjegoi Kadriu sipas komunikatës.

Vitin e kaluar këtë test e kaluan 62.6 për qind e nxënësve që iu nënshtruan.

Mustafë Kadriu tregoi se ishte bërë vetëm një lëshim teknik te njëra nga pyetjet e testit.

“Nga analiza e bërë e pyetjeve kemi ardhur në përfundim se testi ka qenë funksional dhe ka qenë vetëm një lëshim teknik, ku është bërë ndërrimi i alternativave, porse janë marrë masa dhe nxënësit nuk janë dëmtuar në këtë pyetje,” tha Kadriu gjithnjë sipas komunikatës.

Testi i Arritshmërisë synon t’i orientojë nxënësit e klasave të nënta për zgjedhje të drejtimit në shkollën e mesme.

Mustafa tha se testi është zhvilluar në kohë të përshtatshme për të mos penguar përgatitjen e nxënësve për regjistrim në shkollimin e mesëm.

“Kemi bërë një harmonizim të testit me përfundim të vitit shkollor, kështu që kandidatët të kenë rezultatet me kohë për të hyrë në konkurencë për regjistrim në shkollën e mesme,” tha zyrtari i MAShT-it Kadriu.

Ky test sivjet u zhvillua më 21 maj.

Pyetësori i Testit të Arritshmërisë ka përmbajtur 100 pyetje nga lëndët Gjuhë Shqipe,  Gjuhë Angleze, Matematikë, Informatikë, Histori, Gjeografi, Fizikë, Biologji dhe Kimi dhe është organizuar në tri gjuhë: shqipe, boshnjake dhe turke.

Testit i janë nënshtruar 33.440 nxënës të organizuar në 102 qendra testimi në 32 komuna, prej të cilëve 33.102 nxënës në gjuhën shqipe, 334 nxënës në gjuhën boshnjake dhe 351 nxënës në gjuhën turke. / Kallxo.com