Ferizaj

Arrinë në Kosovë kampionja e Botës,  Alma Loki

By FerizajPress

July 03, 2016

Sot në orët e pasdites është kthyer në Kosovë Kampionja e Botës  në karate, në konkurrencën për të rinjë, Alma Loki.

Ajo në aeroportin e Prishtinës  edhe pse u shpallë kampione  në një kampionat  Botëror, është pritur  vetëm nga familjarë dhe trenerët dhe shokë nga klubi i sajë.

Alma Loki nga Klubi i Karatesë Moderne, “Kastrioti” nga Ferizaj, është shpallur  Kampione e Botë në  garat për  Kupën Botërore i cili  u mbajt  në Umag të Kroacisë nga data 27 qershor deri më 2 korrik.

Alma ka  garuar në dy disiplina, në atë “Kata” dhe “Luftra”, në grupmoshat 10 dhe 11 vjeç.