Lajme

Arrin në 93 numri i të vdekurve nga zjarri në Greqi

By FerizajPress

August 09, 2018

Agjencia greke për mbrojtjen civile ka bërë publik emrat e personave që vdiqën pasi flakët përfshinë Athinën.

Viktima më e re ishte një foshnjë 6-muajshe dhe më i moshuari ishte 93 vjeç. Në mesin e të vdekurve ishin 11 fëmijë. Nga zjarri që kaploi këtë pjesë të Greqisë, kanë vdekur edhe 4 persona të huaj. Një grua nga Polonia bashkë me fëmijën e saj, si dhe dy burra, njëri nga Irlanda dhe tjetri nga Belgjika. Derisa 8 persona janë ende në spital dhe në rrezik për jetën.