Sport

Arrihet marrëveshja: Kessie te gjiganti italian (FOTO)

By FerizajPress

January 29, 2017

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë, do të transferohet te Roma në afatin kalimtar të verës.

Mediat italiane raportojnë që klubi verdhekuq ka arritur marrëveshje me futbollistin dhe me klubin e Atalantas, përcjellë “lajmi.net”.

Verdhekuqët do të paguajnë 25 milionë euro plus dy futbollistët e ri, Marchizza dhe Tumminello.

Kessie kërkohej edhe nga Juventus e Chelsea, por Roma është treguar më e shpejtë dhe e ka rrëmbyer atë. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6