Ferizaj.01.12.2016. Hetues të sektorit rajonal të hetimeve në Ferizaj, kanë arrestuar të dyshuarin, B. Z. (29 vjeç), me dyshimin e bazuar se i njëjti, me qëllim përfitimi, e kishte inskenuar një grabitje me armë.
I dyshuari, me 25.11.2016 kishte njoftuar policinë se në fshatin Mirashë , në vend punishten e kompanisë ,,Bechtel Enka” ku i dyshuari ishte roje fizike, nga katër persona të dyshuar nën kërcënim të armës janë vjedhur rreth 150 litra naftë dhe disa bateri gjeneratori.
Hetimet e mëtejme kan rezultuar me deklarimin si dhe pranimin në tërësi të inskenimit të rastit të grabitjes së bashku me një të dyshuar tjetër,përndryshe koleg i tij.
Me vendim të prokurorit të shtetit rasti me procedurë të rregullt i kalon gjykatës përkatëse.