Lajme

Arrestohet pronari i kompanisë që mashtroi qindra kosovarë me bileta të rrejshme (Foto)

By FerizajPress

July 11, 2018

Autoritetet zvicerane kanë arritur ta prangosin dhe ta fusin në paraburgim, pronarin e kompanisë së rrejshme të fluturimeve “Germany Airlines”i cili brenda dy muajve ka mashtruar qindra kosovar që jetojnë në Gjermani dhe Zvicër. Gazeta zviceriane “Blick” ka marrë konfirmimin nga Prokuroria e shtetit që personi në fjalë është arrestuar dhe se ai dyshohet se ka përfituar më shumë se 100 mijë euro nga shitja e biletave të rrejshme për kosovarët. Prokuroria nuk ka dhënë më shumë detaje, teksa raportohet se tashmë qindra familja kosovare mund t’i rimarrin paratë. Shumica e tyre kanë shpenzuar deri në 800 euro për një biletë e deri në 4 mijë franga për udhëtimet familjare.