Lajme

Arrestohet polici pasi rrahu gruan

By FerizajPress

August 16, 2018

Një polic është përfshirë në një rast të dhunës në familje në Fushë Kosovë pasi i njëjti ka rrahur gruan e tij duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar në dërguar në trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe të njëjtit me vendim të Prokurorit kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Inspektorati Policor njofton se i ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit për zyrtarin policor tashmë të arrestuar si të dyshuar për rastin si më lart