Arrestohet polici kufitar, iu gjetën mbi 25 kg kanabis (VIDEO)

By FerizajPress

May 19, 2016

Policia ka bërë të ditur se arrestimi i tyre u bë në rrugën nacionale në afërsi të fshatit Babicë, Vlorë, nga seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin e Shërbimeve për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative.

Ndërkohë, të arrestuarit janë:

– Hasan Hysenaj, 47 vjeç, lindur në fshatin Sevaster dhe banues në Vlorë. Ai është me detyrë trup shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Dhërmi (Drejtoria Vendore e Policisë Kufitare dhe Migracionit, Vlorë).

– G. H., 18 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Sevaster.

– Ferdbent Hoxha, 66 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen “28 Nëntori” Vlorë.

– Emiljano Lazaj, 29 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Shkozë, Vlorë.

– Mjaftim Jonuzaj, 46 vjeç, lindur në fshatin Sevaster dhe banues në lagjen “4 Heronjtë” Vlorë.

Mësohet se 5 të arrestuarit ishin duke udhëtuar me automjetin tip “Ford Focus” me targë “AA415GL”, në pronësi të shtetasit Hasan Hysenaj.

Policia ka njoftuar: “Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, shërbimet e policisë kanë gjetur të fshehur një sasi me lëndë narkotike prej 25 kg e 630 gr, të llojit kanabis sattiva, e cila ishte sistemuar dhe e ndarë në 6 thasë plastikë të zinj. Sasia e drogës ishte e fshehur në bagazhin e këtij mjeti, me qëllim transportin dhe shitjen e saj”.

Policia ka bllokuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 25 kg e 630 gr, lëndë narkotike kanabis sativa;

– Një automjet tip “Ford Focus” me targë “AA415GL” (në pronësi të shtetasit Hasan Hysenaj);

– 5 aparate celularë.

The post Arrestohet polici kufitar, iu gjetën mbi 25 kg kanabis (VIDEO) appeared first on Lajminet.