Ferizaj

Arrestohet personi që mashtroi qytetarët si person zyrtar

By FerizajPress

March 17, 2017

Policia ka arrestuar dje në Ferizaj një të dyshuar pasi që ishte prezantuar si person zyrtar, duke mashtruar qytetarët.

Arrestimi i tij është bërë pas  hetimeve të zhvilluara disa ditë dhe identifikimit të të dyshuarit.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.