Policia e Kosovës, të enjten në mëngjes, ka arrestuar një person të dyshuar për fshirjen e video-incizimeve të kamerave të sigurisë të një lokali, të cilat shërbenin si prova materiale në gjuajtën me armë që ndodhi të mërkurën mbrëma në Prishtinë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka fshirë qëllimisht disa video incizime të kamerave të sigurisë, të cilat shërbenin si prova materiale në një rast penal”, ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në raport.