Ferizaj

Arrestohet personi i kërkuar në Ferizj, ishte i dënuar për vjedhje të rëndë

By FerizajPress

June 03, 2022

Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 18:50 në fshatin Dubravë të Ferizajt,  kanë arrestuar  personin e kërkuar me inicialet A.D (M/K), i moshës 47 vjeçar.

“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale “Vjedhje e rëndë” me dënim burgimi prej një (1) viti.Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit” thuhet në njoftimin e policisë së Ferizajit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.