Një burrë i arrestuar në Stokholm, pas sulmit fatal të së premtes, policia beson se është shoferi i kamionit që vrau të paktën 4 persona, njofton BBC, transmeton Gazeta Express.
Njeriu, i cili u arrestua në veri të qytetit, emri i të cilit nuk është identifikuar, por mediat suedeze thonë se ai është nga Uzbekistani.
Katër persona u vranë dhe 15 u plagosën kur kamioni u përplas me pjesën e përparme të një supermarketi.
Kryeministri suedez Stefan Lofven e ka quajtur këtë akt sulm terrorist.