Ferizaj

Arrestohet personi i dyshuar për rastin e 50 vjeçarit në Bibaj të Ferizaj

By FerizajPress

March 02, 2021

Policia e Kosovës në Ferizaj ka bërë të ditur se sot rreth orës 17:30, i dyshuari B.SH, i cili i cili ishte larguar nga Republika e Kosovës, në prezencë të avokatit mbrojtës është paraqitur në Sektorin e Hetimeve Rajonale në Ferizaj.

“I dyshuari është i intervistuar nga policia e Kosovës. Ndërkohë që me urdhër të Prokurorit kujdestar të kri meve të rënda, është ndaluar për 48 orë, deri në kompletimin e lëndë”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi.

Kujtojmë se me datë 21.02.2021, rreth orës 15:30, për motive ende të panjohura, i dyshuari  kishte goditur me grusht në kokë vik timën (m/Kosovar  50 vjeçar), i cili ka rënë me kokë në asfalt.

I dyshuari e kishte dërguar personalisht në ambulancë vik timën, ndërsa ai ishte larguar në drejtim të panjohur.

Vik tima, pas marrjes së ndihmës së parë  ishte dërguar për në QKUK-Prishtinë  dhe pas mesnate kishte ndërruar jetë.