Lajme

Arrestohet për uzurpim të banesës, pronë e gruas para se të martoheshin

By FerizajPress

August 04, 2016

Në Ferizaj është arrestuar një person, i cili kishte uzurpuar banesën që ishte pronë e gruas para se ata të martoheshin.

Në raportin e sotshëm të Policisë së Kosovës thuhet se dje, një femër, shqiptare e Kosovës, kishte raportuar se ish-bashkëshorti i saj, po ashtu shqiptar i Kosovës, ia kishte uzurpuar banesën, që ishte pronë e saj para se ata të martoheshin. Ai këtë po ashtu e kishte kanosur përmes mesazheve me telefon.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, thuhet në raport.