Në orët e para të ditës së sotme, Policia e Kosovës në Shtime derisa po patrullonte në fshatin Rashincë të Shtimes, ka ndaluar një automjet me targa vendore.Gjatë kontrollit Policia ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë e gjuetisë pa leje, 17 fishkë me një rrethatore, 3 bateri ndriçuese dore, 1 bateri ndriçuese e kokës, 2 palë doreza dhe një shumë e parave.Në veturë, sipas Policisë ishin vozitësi E. Z., 29-vjeçar dhe pasagjeri S. Q., 33-vjeçar, tek i cili edhe janë gjetur gjësendet e konfiskuara.Sipas Policisë, ky i fundit më pas është ndaluar nën dyshimin se ka kryer shtatë raste të vjedhjeve.I gjithë rasti thuhet se ka ndodhur rreth orës 02:17 të mëngjesit, ndërsa dy personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionin policor në Shtime.Pas intervistës, sipas Policisë, të dyshuari me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, pasagjeri S. Q. është ndaluar për 48 orë, ndërsa drejtuesi i automjetit E. Z. është liruar.Përderisa, rasti është thënë se është cilësuar “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve” dhe është duke vazhduar më tutje hetimi.