Një zyrtar policor është goditur me veturë nga një person i cili ishte ndaluar nga policia në një pikë kontrolli. Policia ka sqaruar se i dyshuari ka filluar lëvizjen duke ikur nga vendi i ngjarjes dhe gjatë ikjes me veturë ka goditur zyrtarin policor në detyrë, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në Ferizaj.
Gjatë kontrollit të policisë tek i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar substanca të dyshuara narkotike.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.