Policia e Ferizajt, ka arrestuar personin me inicialet A.M i lindur në vitin 2000, për shkak se i njejti, të mërkurën, kishte hedhur sprej në gjimnazin ‘’Dr.Shaban Hashani’’ në Ferizaj, me ç’rast janë lënduar 7 nxënës.
‘’Pas intervistimit në prezencë të mbrojtësit dhe punëtorit të Qendrës për Punë Sociale, i njëjti ka pranuar në tërësi veprën me të cilën ngarkohet dhe me urdhër të prokurorit, i dyshuar dërgohet në mbajtje për 24 orë deri në procedimin e lëndës në Prokurorinë e Shtetit’’, thuhet në komunikatën e Policisë.
I dyshuari është nxënës i kësaj shkolle.