Ferizaj

Arrestohet një zyrtar në Ferizaj për përvetësim në detyrë

By FerizajPress

March 14, 2019

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se sot ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin B.B.,- person zyrtar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Përvetësimi në detyrë”.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se ndaj të dyshuarit B.B., prokurori i rastit do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.