Ferizaj

Arrestohet një polic në Ferizaj

By FerizajPress

August 07, 2021

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve ka pranuar informacione nga një qytetar i cili pretendonte për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga një zyrtar policor në Ferizaj.

Incidenti ishte raportuar të ketë ndodhur më 3 gusht në një lokal në Ferizaj.

Pas disa veprimeve hetimore në konsultim me prokurorin kompetent hetuesit e IPK-së lidhur me këtë rast kanë arrestuar gjatë së premtes një zyrtar policor, punonjës në Stacionin Policor Ferizaj, që ishte i përfshirë në këtë incident.Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.